La Athinën për tu bërë deputete e PS, ja çfarë thotë nëna e re për Edi Ramën

”Deputeti që duam”, është platforma e PS-së për tu ardhur në ndihmë çdo qytetari që mendon se mund të japë kontribut si deputet në zgjedhjet në 2025. Mes tyre ishte edhe një nënë e re me origjinë nga Gjirokastra, që jeton prej 14 vitesh në Athinë.

Aida Kasapi e cila është vajza e mjeshtrit të cirkut, Miço Kasapi, tregon arsyet përse kërkon të bëhet deputete teksa nuk i kurseu vlerësimet dhe falenderimet për kryeministrin Edi Rama.

“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi. Nuk dihet nëse ajo do të përzgjidhet si kandidate për deputete dhe do të kandidojë në Gjirokastër apo në ndonjë qark tjetër

SHKARKO APP