“La fëmijët jetim”, i riu nga Vlora humb jetën pak pas intubimit
Një i ri nga qyteti i Vlorës, ka humbur jetën pak ditë pasi ai kishte ndjerë shenja përmirësimi pas infektimit me koronavirus.
Por sipas gazetarit Enrik Mehmeti, ai është përkeqësuar papritur dhe pas disa orësh që mjekët e kishin intubuar, fatkeqësisht i riu ka humbur jetën, duke shënuar kështu një rast të dhimbshëm dhe të habitshëm, për faktin se sa e pabesë mund të jetë sëmundja e shkaktuar nga Covid-19.
“Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje! Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!”, shkruan gazetari, duke bërë një apel të rëndësishëm, për të mos e marrë lehtë situatën në të cilën ndodhemi.
Reagimi i plotë
Një djal i ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur.
Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëherë në intubim dhe brënda disa orësh vdiq.
Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim.
Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë.Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje !
Kjo sëmundje nuk është një lojë,zbatojini këshillat për tu mbrojtur!