La pa dyer, dritare e kabllo 10 kabina elektrike, pranga hajdutit në Lushnjë (Emri)
Një 39-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga ditën e sotme, pasi dyshohet se ka vjedhur 10 kabina elektrike në këtë qytet. Sipas policisë së Lushnjës, Fation Sadiku, banues në lagjen “Loni Dhamo”, (i dënuar disa herë për vjedhje), kishte vënë në “objektiv” të tij grabitjen e kabinave elektrike.
Vetëm në qytetin e Lushnjës janë vjedhur 10 kabina, ku janë marrë dyer e dritare duralumini, pjesë transformatori, kabllo elektrikë e aksesorë të tjerë.
Uniformat blu identifikuan Fation Sadikun si autorin e dyshuar të këtyre vjedhjeve, dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur sende dhe prova materiale që kanë të bëjnë me 10 vjedhje të kabinave elektrike të kryera në qytetin e Lushnjës.
Policia arrestoi 39-vjeçarin, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprën penale “Vjedhja”.

