La partinë, Monika Kryemadhi zbulon lëvizjen e radhës: Pengu im i vetëm ka qenë që…
Edhe pse nuk foli në Konventën e LSI-së, tashmë e bekuar me emrin ”Partia e Lirisë”, Monika Kryemadhi e cila sot dha dorëheqjen nga partia, ka zbuluar lëvizjen e radhës. Ajo tha se do rikthehej tek të rinjtë. Ajo ka treguar sesi kryetare e ndjente veten si në kafaz, ndërsa vendimin për të djegur mandatet ia faturoi dëshirës për të marrë vendime e vetme si grua.
“Siç ka emrin, ndihemi të lirë, sot shqiptarëve iu mungon liria, liria e votës, e të shprehurit, liria e qytetarëve për tu informuar, për të pasur demokraci. Mendoj se data e sotme është shumë e rëndësishme. Unë e kam thënë gjithmonë që përveçse është shtetari më i mirë që ka Shqipëria, por edhe një nga politikanët më të përgjegjshëm, që nuk bën asnjëherë lëvizje të gabuara.
Sot nuk është rikthyer bashkëshorti i Monika Kryemadhit, rikthimi i Metës është një shans për opozitarizmin, për të përfshirë dhe për ta hapur Partinë e Lirisë, fjala që kanë më shumë nevojë sot është liria, kërkojnë më shumë ajër për të qenë liri. Ndihem jashtëzakonisht mirë, më rikthen për të punuar me të rinjtë.
Si kryetare isha në një kafaz, që ishte shumë i bukur nga jashtë, por i vështirë. Pengu im i vetëm ka qenë që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve, ishte emocioni që unë doja të merrja vendim e vetme edhe si një grua. Mendoj se sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare është e etur për liri”, tha ajo.