“La Repubblica”: Avioni në Ishëm do trakonte armë nga Durrësi

Gazeta italiane “La Repubblica” i rikthet sërish ngjarjes së rrëzimit të avionit në Ishëm të Durrësit.

Në një shkrim të sotëm thuhet se piloti Guido Andrea Guidi është i dyshuar jo vetëm për trak droge, por edhe për trak armësh, shkruan Lapsi.

Këtë detaj “La Repubblica” e thotë duke u mbështetur në të shkuarën e pilotit. Ai është arrestuar në vitin 2006, për një aksident ajror të vitit 2003, ku humbën jetën dy pilotë. Guidi në atë kohë kishte paguar 25 mijë euro për të falsifikuar raportin për gjendjen teknike të një avioni të shoqërisë që drejtonte. Avioni u rrëzua duke i marrë jetën dy pilotëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht piloti italian po hetohet në gjendje të lirë për rrëzimin e avionit në Durrës. Ai mbahet në një hotel në Durrës, pasi pranoi të bashkëpunonte me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?