“La Repubblica”: Piloti italian trafikim me pista sekrete në Bari e Brindizi ­

Lajmi i uljes së një avioni të vogël në zonën e Ishmit në Durrës, ku dyshohet se ka testuar terrenin për të transportuar drogë në të ardhmen, është publikuar edhe në mediat italiane.

E përditshmja “La Republicca” shkruan se piloti Guido Guidi, avioni i të cilit mbeti i bllokuar në territorin shqiptar, dyshohet se ka lidhje me klane kriminale të trafikut të drogës dhe armëve dhe trafikimin me avionë me anë të pistave sekrete në Bari e Brindizi.

E përditshmja thekson gjithashtu se avioni i vogël tip “Piper” është ulur për shkak të një defekti shumë larg zonave të banuara në një vendpushim që ndodhej 30 kilometra larg kryeqytetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ajo citon së piloti italian ishte arrestuar në vitin 2006 pas një aksidenti të ndodhur në vitin 2003 ku kishin humbur jetën dy persona dhe ku Guidi ishte pjesë e kompanisë së avionëve Eurojet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?