“La Repubblica”: Po dynden avionë me armë dhe drogë nga Shqipëria e Kosova
Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” ka bërë një shkrim ditën e sotme ku thuhet se avionë të vegjël zbresin çdo ditë në Itali duke transportuar dorgë dhe armë. Sipas gazetës është konfirmuar edhe nga hetimet se këta avionë vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. “Avionë të vegjël që arrijnë shpejtësi mbi 100 km në orë vijnë çdo ditë nga Shqipëria dhe Kosova”, shkruan “La Repubblica”.
Sipas gazetës, trafikantët kanë braktisur metodën e vjetër, atë të transportit me anë të anijve duke iu drejtuar një rruge më të shpejtë dhe të sigurt. Gazeta thotë se për shkak të uksit të emigrantëve dhe kontrolleve të shpeshta detare, trafikantët kanë ndërruar strategji duke bërë transportin nga ajri. Gazeta përmend edhe disa emra që janë arrestuar në Bari pasi transportinin drogë nga Shqipëria.
“Që Pulja është nyja e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve kjo gjë dihej, por tashmë është bërë edhe baza e zbarkimit të avionëve të vegjël”, shkruan gazeta.
http://bari.repubblica.it/cronaca/2016/05/28/news/aerei_della_droga-140756881/
KOHA JONË SONDAZH

