“La Repubblica”: Shqipëri-Serbi, aty ku futbolli përzihet me politikën

Mediat italiane u kanë kushtuar rëndësi të veçantë ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri në prag të ndeshjes me Serbinë me një artikull ‘Kur futbolli përzihet me politikën”.

Kështu, "La Repubblica" shkruan se masat janë maksimale për mbarëvajtjen e një sfide që është e mbushur me shumë urrejtje dhe mllef, ndërsa kryeministri Rama shprehet se “Është në rrezik imazhi i Shqipërisë”.

Në vazhdim, kjo media e njohur italiane ndalet edhe te studentët serbë që do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen.

“70 studentët janë pjesë e një programi që synon të promovojë të rinjtë dhe miqësinë mes dy vendeve”, citon ajo.

Pikënisja e gjithë incidenteve që ndodhën një vit më parë, "La Repubblica" shkruan se ka qenë pikërisht ai që u arrestua dje në Tiranë me 3 persona të tjerë dhe dy armë, Ballist Morina.

Por një pjesë të veçantë në artikull zënë edhe incidentet e regjistruara në Ballkan në ndeshjet e futbollit, teksa një vend ‘nderi’ zë edhe Ivan Bogdanov që dogji flamurin shqiptar në Genoa.

“Shpresojmë se dronë dhe incidente nuk do të ketë si në ndeshjen e parë, fyerjet dhe odendimet do të mbeten jashtë stadiumit dhe 70 studentët serbë do të respektohen”, mbyllet artikulli.

SHKARKO APP