“La Repubblica”: Të ishte Enveri gjallë, ta shihte sot ishullin e Sazanit

Media e njohur italiane “La Repubblica” ka bërë një reportazh të gjerë mbi hapjen e ishullit shqiptar të Sazanit. Ku pas bllokimit me dekada të tëra, rikthimi i tij për turistët, duket se ka ngjallur kuriozitet të madh tek të huajt.

“Ushtarët e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës e kishin izoluar ishullin e Sazanit, në pritje të armikut të pashpallur dhe që nuk u shfaq kurrë në horizont. Me rënien e regjimit, edhe pritja përfundoi. Nëse do të ishte, shoku Enver do të shihte se pushtuesit, të vendosur në anije të vogla, mbajnë syze dielli, kapele, celularë dhe këpucë për shkëmbinj. Pushtues të huaj dhe shqiptarë. Arma e vetme e tyre është kurioziteti për këtë ishull, treguar nga veteranët e Luftës së Ftohtë”, shkruan gazetari Paolo Gallori, tek “La Repubblica”.

SHKARKO APP