Laborator droge në Tiranë, dy amerikanët ekstradohen në SHBA

Dy të rinjë amerikanë janë ekstraduar drejt SHBA-së, pasi ishin shpallur në kërkim nga Interpol Washingtoni. Bëhet fjalë për Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 30 vjeç, lindur dhe banues në New York ishin në kërkim prej një viti nga DEA. Ata u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Në vitin 2018, Gjykata e Connecticut/SH.B.A. vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mbi të rinjtë rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Arbër Isaku, një shqiptaro amerikan i lindur dhe rezident në Nju York por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme. Isaku  rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017. Gjatë kontrollit të banesës së Isakut, agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope.

Sipas letërporosisë së autoriteteve amerikane, eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro i cili pasi kryente përzierjet i piqte ato në furrë me një tavë me temperaturën 76.6 grad. I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard por për llogari të drejtësisë amerikane. Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal DarkWeb në të cilin të fshehur pas pseudonimeve personat kryejnë tregti droge dhe armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht: V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A, A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A. Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së. Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA. Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?