Laboratori i heroinës në Has, zbardhen emrat e 2 turqve dhe kosovarit në kërkim

Ora News zbulon dosjen që prokuroria çoi në Gjykatë më 21 tetor për caktimin  e masës së sigurisë në lidhje me pjesëtarët e 4 grupeve kriminale, pjesë të të cilëve rezultojnë ende në kërkim.

Më konkretisht, në lidhje me hetimet për laboratorin e heroinës të zbuluar në një fshat të Hasit, janë në kërkim edhe dy shtetas turq dhe një shtetas. Në dosjen e siguruar nga Ora News bëhet për fjalë për shtetasit Iskender Sale dhe Nedjet Cesuroglu, i njohur ndryshe edhe si Lavdërim Limani. Ndërkohë, në kërkim është edhe shtetasi nga Kosova, i cili rezulton të jetë Xhemal Sala.

Këta persona janë pritur dhe janë takuar nga shtetasi Admir Hoxha, pronar i një hoteli në zonën e Rinasit në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet rezulton se Admir Hoxha ka komunikuar dhe bashkërenduar me shtetasit turq dhe kosovarin të cilët kanë sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës e të kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Admir Hoxha kishte përgatitur ambientin dhe laboratorin për përpunimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar deri tani.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se “ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se të dyshuarit Xhemal Shala,  Nedjet Cesuroglu alias Lavdërim Limani, Iskender Sale, dhe Admir Hoxha në bashkëpunim ndërmjet tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë konsumuar veprat penale “prodhim dhe shitje narkotike”, ‘trafikim narkotikëve” “prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”.

Për laboratorin e drogës në Has, deri më tani janë arrestuar 5 persona, përkatësisht 1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç

Përveç dy shtetasve turq dhe atij kosovar, në kërkim është edhe një shtetas nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?