Laç/Rama i ”sul” banores policinë: Mos ki merak
Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në qytetin e Laçit ku tri ditë më parë, atmosfera që u krijua në takimin e tij me banorët nuk ishte fort e mirë për të. Sot, kryeministri mori pjesë në inspektimin e godinës e cila do të shërbejë përkohësisht si spital për qytetin e Laçit, pas mbylljes së spitalit të vjetër pasi rezultoi si i dëmtuar nga tërmeti. Rama takoi edhe disa banorë të cilët qëndrojnë në konvikt, të cilëve iu tha se nëse nuk dalin vetë nga konvikti, atëherë policia do të ndërhyjë.
Debati i Ramës me banoren:
Rama: Pse rrini aty, apo për qejf?
Banorja: Ku të shkojmë?
Rama: Aty ku kemi thënë ne.
Banorja: Nuk ka vende.
Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni atje, e mos rrini aty, hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak. Muhabet kot. Shkoni merrni policinë e nxirrini jashtë.
Një tjetër banore: Kam shkuar në hotel në Shëngjin.
Rama: Hë, mirë atje?
Banorja: Nga 6 mijë lek paguajmë rrugë vijmë shof shpinë.
Rama: Po pse apo të morri malli të shohësh shpinë, hej zot. …Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s.