Lagunës së Kune-Vainit, vendi që tërheq turistët e huaj

Vëzhgim

Parku Natyror i Lagunës së Kune-Vainit, këto ditë është bërë i frekuentuar dhe mjaft tërheqës nga turistë vendas e të huaj, nga Kosova, Maqedonia etj. të cilët preferojnë ujin e pastër, bregdetin e virgjër dhe ajrin e pastër të pyllit me pisha. Laguna Kune-Vain, në bregdetin e Shëngjinit , është me një bukur të rrallë dhe një pasuri e madhe, e shtrirë në të dy anët e deltës së lumit Drin, duke spikatur harmonizimi me peisazhin brilant përreth , që përbëjnë një vlerë të madhe ekologjike dhe turistike dhe një pasuri natyrore për banorët përreth , vizitorët e turistët, me një sipërfaqe afro 2000 ha, me shtrirje lineare nga qyteti i Shëngjinit deri në Tale. Kompleksi natyror e lagunor i Kune-Vainit, është më i spikaturi, për sa i përket shumëllojshmërisë së biodiversitetit, kjo lagunë përbëhet nga sisteme kryesore të habitateve detare, lagunore, kënetore dhe tokat bujqësore, e vlerësuar si bukuri e natyrës, e shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 1940, për peizazhin brilant, që përbën një vlerë të madhe natyrore, ekologjike dhe turistike dhe pasuri e madhe për banorët vendas, vizitorët, turistët, si një zonë që ka mal dhe laguna, plazh me ujë të qetë e relaksuese, një florë e faunë të pasur e të shumëllojshme.

Kjo zonë dallohet nga sasia dhe shumëllojshmëria e bimësisë, duke krijuar mjedise me vlerë të madhe për faunën, ekoturizmin dhe me mjedisin çlodhëse për ata që e vizitojnë këtë zonë të mrekullueshme e banorët vendas, që e përjetojnë çdo çast praninë e kësaj pamjeje të mrekullueshme e mjaft relaksuese , ku gërshetohen mali me lagunën, lumin e bregdetin, një simbiozë që të jep jetë, gjallëri, të mbush mushkëritë me oksigjen dhe të bën të ndjehesh mirë në çdo ditë e stinë të vitit. Me kombinimin e pyllit të gjelbër e bimët mesdhetare me sipërfaqen ujore , duke krijuar kushte të përshtatshme për të patur një zhvillim të madh e shumëllojshmëri të faunës ujore. Lugina ka afro 200 lloje shpendësh, që i japin jetë, gjallëri e bukuri kësaj zone të bukur dhe mjaft tërheqëse në çdo kohë për vizitorët e turistët vendas e të huaj. Pylli mesdhetar i shtrirë përgjatë bregdetit të bukur e relaksues të Shëngjinit, i jep zonës një bukuri e rrallë.

Jak Rrozhani

SHKARKO APP