LAJM I FUNDIT/ Aksident masiv në “Rrugën e Kombit”, përplasen 4 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut. Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Mësohet se personat e lënduar në aksident janë shtetas kosovarë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë policia po heton për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?