LAJM I FUNDIT/ Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën e mitura
Aktualitet E Premte, 1 Tetor 2021 12:39
Një vajzë e mitur ka humbur jetën në një aksident në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi para pak minutash në fshatin Griq. Mësohet se një makinë tip ‘Toyota Yaris’ është përplasur në anësoren e autostradës dhe për pasojë mbeti e plagosur vajza e drejtuesit, e cila ndërroi jetë pak më vonë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

