Lajm i fundit/ Bie nga ballkoni 29-vjeçarja në Fier
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku një grua vetëm 29-vjeçare ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.
Mësohet se e reja është në gjendje të rëndë për jetën ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes nëse ajo është rënie aksidentale apo hedhje.
Njoftimi i policisë
“Në datën 17.09.2017, rreth orës 10:10, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të pallatit shtetasja N.F, 29 vjeçe.
Shtetasja N.F ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

