LAJM I FUNDIT/ Ekzekutoi ish-gruan me dy plumba, policia zbulon identitetin e autorit: E arrestuam (Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar 53-vjecarin Fadil Kasemi, i cili dyshohet si autori i vrasjes me armë zjarri të ish- bashkëshortes së tij në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë ku Fadil Kasemi qëlloi ish gruan e tij Fildez Hafizi, 39 vjeç me profesion gjyqtare. Ajo u qellua me armë teksa ishte duke hipur në makinë.

Njoftimi i policisë: 
Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë. Është sekuestruar arma e krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?