LAJM I FUNDIT/ Gjendet një avion në grykëderdhjen e Ishmit, ja dëshmia e pilotit italian

Pas deklaratave të deputetit demokrat Flamur Noka në seancën plenare, News24 dhe Balkanweb konfirmojnë se një avion i vogël është gjetur në grykë derdhjen e Ishmit. Mësohet se avioni drejtohej nga një pilot italian rreth 70 vjeç dhe është ulur në Ishëm mëngjesin e sotëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Paraprakisht deklarohet se nuk është gjetur ngarkesë me drogë. Piloti ka deklaruar se është detyruar të ulet për arsye teknike, një defekt dhe ndodhet në polici ku po merret në pyetje.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se avioni që drejtohej nga piloti italian është ulur në Gotull, dhe paraprakisht deklarohet se nuk është gjetur ngarkesë me drogë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Piloti ka deklaruar se është detyruar të ulet për arsye teknike, një defekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po mesohet se piloti pasi është nxjerrë nga avioni dhe ka deklaruar se nuk e dinte se ku ndodhej.

Dëshmitarët okularë kanë raportuar se e kanë parë avionin që ka ardhur rreth e rrotull së zonës së tyre, dhe është rrëzuar në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Ata thonë se avioni ka një krah të këputur.

Pas kësaj, piloti 70-vjeçar është dërguar në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, pritet piloti po merret në pyetje nga policia.

“Po bëja xhiro në bregdet. Për shkak të defektit u bë ulja. Nuk e dija zonën se ku ndodhesha”, mëset të ketë deklaruar piloti para policisë.

Të kontaktuar nga mediat, nga Albcontrol thonë se nuk kanë informacion për fluturimin e avionit të vogël.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?