Lajm i fundit – Kavajë, grabisin banesën dhe dhunojnë pronarin
Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë dhe pasi kanë grabitur një shumë parash kanë dhunuar pronarin e banesës.
Grabitja është shënuar rreth orës 04:20 (14 shtator 2017) në lagjen nr 1 të Kavajës.
Policia e Tiranës informon se banesa e grabitur është e shtetasit A.K
“Tre persona (të paidentifikuar) kanë vjedhur një shumë parash. Në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta” informon policai e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

