LAJM I FUNDIT/ Makina e merr para, gruaja mbetet e shtrirë në rrugë (Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit dhe për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasja, e cila mbeti e plagosur i ka dalë para makinës duke i prerë rrugën. Qytetarët kanë raportuar ngjarjen tek “BalkanWeb”, ndërsa theksojnë se gruaja ka marrë dëmtime të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”, ndërsa në foton që publikon “BalkanWeb”, shihet gruaja e plagosur e shtrirë në rrugë dhe disa qytetarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?