LAJM I FUNDIT/ Mjekja gjendet e vdekur në spitalin e Burrelit

Një prej punonjëseve më të vjetra të spitalit të Burrelit është gjetur e vdekur krejt papritur pasditen e djeshme.

Sipas informacioneve zyrtare, laborantja Tefta E., 61 vjeçe është gjetur e pajetë dje nga një pacient që kishte shkuar për të marrë përgjigjen e analizave rreth orës 15:00.

Policia thotë se në ambientet e laboratorit të analizave është konstatuar pa shenja jete 61-vjeçarja, banuese në Burrel, laborante në spitalin e Burrelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin mbërritën në vendin e ngjarjes, ku në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këqyrjes së kufomës nga eksperti mjeko-ligjor shkaku paraprak i cili ka çuar në vdekjen e laborantes, dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?