Lajm i fundit/ Një valixhe e dyshimtë pranë Bashkisë, policia rrethon zonën

Nje valixhe e dyshimte është vënë re nga kalimtarë të shumtë para pak minutash në zonën mbrapa ambienteve të Bashkisë së qytetit të Tiranës.

Nga burime për gazetën “Koha Jonë” mësohet se policia sapo ka mbërritur në vendngjarje e njoftuar nga punonjësit e policisë bashkiake. Megjithatë ende nuk jepen detaje për përmbajtjen e valixhes.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e KJ vërehet një valixhe në ngjyrë jeshile, e lënë afër koshit të plehrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka rrethuar zonën dhe bllokuar kalimin e qytetarëve derisa të mbërrijnë Forcat Gjeniere për zbërthimin e valixhes.

Swiss Digital Mobile Reklama

/a.gj/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?