LAJM I FUNDIT/ Sandër Lleshaj përgënjeshtron policinë: S’ka asnjë procedim penal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se njoftimi I dhënë nga policia se 25 persona që kanë marrë pjesë në protestën studentore janë proceduar, është I pavërtetë.

Nga foltorja e Kuvendit Lleshaj deklaroi se do të merren masa ndaj atyre që e shpërndan këtë njoftim dhe më pas nuk dolën ta përgënjeshtrojnë

Kujtojmë që mes atyre që u proceduan nga policia ishin edhe Edmond Tupja dhe Robert Aliaj, por edhe aktivistë si Altin Goxhaj e Adriatik Lapaj si dhe studentë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e plotë e të proceduarve: Edmond Tupja, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, dhe aktivistët politikë Gaetano Doci e Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD)

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?