LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko, ja kush e zëvendëson
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko. Në vend të tij, do është emëruar Stefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi është permiresimi i punes.
Mësohet se vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni.
Kjo e fundit ka vendosur që të emërojë në këtë detyrë, Stefan Çipën.
Të dy si Çuko ashtu edhe Çipa janë ish-deputetë të PS-së, të cilët u larguan nga Rama në vitin 2017.
Cipa ka mbajtur më parë edhe detyrën e zv/ministrit të Brendshëm, ndërsa Çuko ka qenë drejtues i Gardës së Republikës.

KOHA JONË SONDAZH

