LAJM I FUNDIT/ Të dehur në makinë dhe pa dokumente, 5 në pranga
Janë arrestuar në flagrancë 5 persona, të cilët janë kapur duke qarkulluar me automjete pa dokumentacione të rregullta, por edhe nën efektin e pijeve alkoolike.
1- Mariglen Gllava, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Sazani” Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes Benz”, nën efektin e pijeve alkoolike.
2- Erjon Çelaj, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “10 Korriku” pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Chevrolet”, pa leje drejtimi përkatës.
3- Marko Mata, 20 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në askin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e markës “Benz Mercedes” pa leje drejtimi përkatës.
4- Dritan Hyseni, 19 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Adem Sheme” Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës.
5- Ndriçim Rako, 33 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë, pasi ditën e djeshme ky shtetas duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes Benz A-Clas” ka aksidentuar shtetasin R.M, 49 vjeç banues në Sarandë, i cili për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

