LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë, ndërsa dyshohet për një person të plagosur.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti.Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave, pas një konflikti të çastit.

Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë nisur sakaq drejt vendit të ngjarjes për të sqauar rrethanat dhe motivin e të shtënave.

SHKARKO APP