LAJM I FUNDIT/ Thasët drejt Greqisë, shkrumbohet makina e mbushur me marijuanë
Një fuoristradë e mbushur me drogë është djegur në kufirin greko-shqiptar. Në automjet ndodhej një sasi e madhe marijuane e cila ishte e ndarë në disa thasë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti në fjalë është ngarkuar në kufi, ndërsa tentonte të hynte në Greqi. Aktualisht forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia ka kapur një polak, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia greke po kreh zonën.
KOHA JONË SONDAZH

