Lajm i keq për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër, merret vendimi i rëndë

Shteti i Zvicrës ka marrë vendim që do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruan sda.ch.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?