Lajm i mirë nga Manastirliu: Një mjek dhe një infermier janë shëruar

Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ka ndarë lajmin e mirë me publikun.

”Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”.

Mjeku i spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi” tashmë të shëruar ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Duke ndarë lajmin se mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, janë 17 numri i qytetarëve që janë shëruar, Manastirliu thotë se po rritet numri i qytetarëve të prekur dhe atyre që kanë nevojë për trajtim në spitale.

Në fund Manastirliu u bën thirrje qëtetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.

Postimi i plotë

Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19. Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë. Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm. #VETËMBashkëMundT’iaDalim??

SHKARKO APP