Lajm i mirë për ata që bëhen prindër në Tiranë, Bashkia miraton projektin “Shporta e Bebes”

Për të gjithë ato çifte që do të sjellin në jetë një fëmijë, vjen një lajm i mirë. Bashkia e Tiranës ka miratuar projektin “Shporta e Bebes”, i cili synon që t’i ofrojë nënave të reja mbështetje materiale përmes një shporte me produktet kryesore që nevojiten për një foshnje të porsalindur.

“Vitin e kaluar patëm një vendim shumë të guximshëm dhe të drejtë të kryeministrit Rama për të rritur subvencionin për bebet që i lindin në qytetin tonë, që gjithmonë rritet.

Shporta e bebes është konvertimi i pagesës cash që tani bëhet nga qeveria në një masë disafish për fëmijën e parë, e kështu me radhë për fëmijën e dytë, të tretë e më tej, rritet akoma më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi insistuar që në këtë paketë, bashkia t’ju propozojë që në shportë të jetë edhe një manual për të rritur fëmijët”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?