Lajm i mirë për banorët e Kasharit, Bashkia instalon rrjetin e ri të furnizimit me ujë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e rrjetit te kanalizimeve në lagjen Kashar pranë digës së Liqenit. E gjithë puna ka përfunduar brenda ditës duke mundësuar zëvendësimin e rrjetit me tubacion 500 HDPE, në mënyrë që banorët të mos hasin vështirësi në furnizimin me ujë.

Ky sektor ka qenë në fokus të Bashkisë së Tiranës prej 7 vitesh, për të mundësuar furnizimin me ujë të pastër për qytetarët.

Krahas punës së përditshme për mirëmbajtjen e rrjetit të përditshëm, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në zona të ndryshme të kryeqytetit për shtrimin e linjave të reja të cilat sigurojnë jo vetëm furnizim me ujë, por dhe rrisin cilësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?