Lajmi fundit/ Ministria: Jo më 31 gusht por viti i ri shkollor fillon më…

Shkolla, është tema më e diskutuar ditët e fundit. Ministria e Arsimit, përmes një postimi në facebook, sqaron se viti i ri shkollor nuk do të fillojë më 31 gusht siç është përfolur në disa media por më 14 shtator.

”Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020”.

Shkollat do të hapen në shtator por për Partinë Demokratike, qeveria nuk ka asnjë plan konkret për sigurinë e nxënësve dhe programin mësimor. Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Ministrisë së Arsimit, ish-deputetja e PD-së dhe ish-kryetarja e Komisionit të Edukimit, Albana Vokshi, tha se vendimi i qeverisë për rihapjen e shkollave pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit të arsimit, është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm.

Reagimi i plotë

Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar. Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020.

Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara.

Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

SHKARKO APP