LAJMI I FUNDIT/ Aksident te zona e Freskut në Tiranë, raportohet për tre të plagosur
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 00:57
Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Freskut në kryeqytet.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se se janë përplasur me njëri-tjetrin dy mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

