LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Laç

Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve të para të shtënat kanë ardhur pas një konflikti.

Mësohet se autorët kanë hapur zjarr drejt një automjeti tip “Mercedes-Benz” në lëvizje, drejtuesi i së cilës braktisi makinën dhe u largua. Fatmirësisht ai mundi t’i shpëtonte atentatit, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto marre nga portali “syri.net” tregohet vendi ku ndodhën të shtënat me armë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Atentati i dështuar ndodhi në lagjen numër dy të qytetit, ndërsa raportohet se personat e armatosur u larguan me një automjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 17.09.2016, rreth ores 13.30  është njoftuar se ne afërsi të bankës së  vjetër Laç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 490 JL në pronësi të shtetasit N.B. banues në Laç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti verbal  të çastit për motive të dobëta mes shtetasve  N.B. dhe një shtetasi tjetër,  ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N.B.

Për pasojë  është dëmtuar vetëm automjeti  i shtetasit N.B. dhe nuk ka  të lënduar në njerëz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore , u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Alket Rrema , 32 vjeç, banues në Kurbin i cili u shpall në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

syri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?