“Lajmi në 70 vende të botës”, Kryeministri ndan videon: “Giro d’Italia” për 3 ditë në Shqipëri

Shqipëria do të mirëpresë në maj të vitit të ardhshëm garën e famshme çiklistike Giro D’Italia Grande partence.

Kryeministri Edi Rama shkruan se ky lajm është raportuar në 70 vende të botës.

“Dhe me lajmin se ‘Nisja e Madhe – Grande Partenza’ e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama krahas videos që ka ndarë në rrjetet sociale.

SHKARKO APP