Lamaj u vra, Gjykata pushon hetimet ndaj Berishës dhe Dervishajt

Gjykata e Posaçme këtë të martë ka vendosur të pushojë hetimin e nisur ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, për akuzën e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005. SPAK kërkoi pushim të hetimorit, por GJKKO e ktheu dosjen për plotësim të hetimit.

Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit i hapi probleme emrave të njohur të botës se krimit, që vepronin kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajdin Lame, presidenti i Federatës së Boksit dhe truproja e tij Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në njërën nga kullat pas stadiumit ”Qemal Stafa”. Lame dhe Arsi u ekzekutuan me një sasi eksplovizi e cila ishte vendosur ne ashënsorin e pallatit ku jetonte Vajdin Lame.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit vdiq në vend ndërsa Artan Arsi ndërroi jetë rrugës për spital. Për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005, janë marrë të pandehur Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?