Lamallari nga Shkodra: Janë dyfishuar masat

Situata në Shkodër është e tensionuar që pas përhapjes së pandemisë së Covid-19. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, koordinator në Shkodër për pandeminë e Covid-19, flet mbi masat e marra në këtë qytet, i cili deri tani ka regjistruar 71 raste me Covid-19, duke u renditur pas Tiranës.

”Impresioni i parë ishte jo dhe shumë i mirë, pasi kishte turma njerëzish në rrugët e qytetit. Të gjithë institucionet të bëjnë rolin e tyre në të mirë të qytetit të tyre dhe të qytetarëve. Në fund të ditës, një peshë të madhe ka ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun real që i kanoset atyre”,-tha në A2Cnn.

Nga ana tjetër, ai theksoi se ka pasur një marrëdhënie të frytshme mes institucioneve dhe tashmë janë marrë edhe masat e para në tregjet e qytetit, për të shmangur grumbullimet. Lamallari u shpreh se ka pasur një dyfishim të masave ndaj qytetarëve.

“Dëshiroj që masat administrative të marra nga policia të mirëkuptohen. Ato merren për mirëqenien, shëndetin e qytetarëve. Ditën e djeshme ka pasur 161 masa ndaj të pabindurve, një rritje me 50 përqind krahasuar me një ditë më parë. Kjo nuk është lojë, nuk është shaka. Ata që ndëshkohen mund të revoltohen, por duhet të kuptojnë se është për të mirën e të gjithëve”.

SHKARKO APP