Lamallari për grabitjen: Fajin e kanë kinezët. Policia nuk ka përgjegjësi për sigurinë

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi në “Top Talk” se përgjegjësia për grabitjen e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit është kryesisht e koncesionarit.

Kur u pyet nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse kishte përgjegjësi policia, Lamallari u shpreh: “Përgjegjësia është e shumë aktorëve, por nga korrespondencat mes policisë dhe koncesionarit, ka 10 rekomandime nga policia për forcimin e parametrave të sigurisë. Gjithmonë Policia e Shtetit i ka adresuar koncesionarit shqetësimin për të marrë masat e nevojshme, pasi siguria ishte përgjegjësi e koncesionarit. Nga dita e djeshme, situata e sigurisë në Rinas është marrë nga policia”.

Kur u pyet se kush do të mbante përgjegjësi nëse avioni merrej peng, zv/ministri i Brendshëm theksoi se për çdo person të paautorizuar “që futet në pistë, me apo pa armë, përgjegjëse është shoqëria”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?