Lamallari takon Voltana Ademin: Jemi në një linjë me Bashkinë. Distancohemi nga gjithçka tjetër për menaxhimin e situatës së koronavirusit

Prefekti i ri i Shkodrës, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi lidhur me situatën e koronavirusit në Shkodër.

Lamallari thotë se Prefektura është në një linjë me Bashkinë dhe distancohen nga gjithçka tjetër për hir të situatës dhe menaxhimit të saj.

Ndërkohë ai shton se duhet patur kujdes me vatrat teksa nuk duhet të ngatërrohen me persona të infektuar.

”Takim me kryetaren e bashkisë në kuadër të bashkëpunimit, keni parë edhe vendimet e përbashkëta për tregjet dhe vijojmë takimet tona. Takime në të mirën e përballimit të situatës në Shkodër. Se çfare kam diskutuar me kryetaren mbetet aty se ndryshe takimin do e kishim bërë me mediat. Janë takime konstruktive, nga të cilat më pas, mund te dalin shumë vendime që mund të bëhen publike për hir të transparencës. Shpresoj t’i kthehemi sa më shpejt normalitetit dhe mediat bashkë me qytetarët të kontribuojnë për ndërgjegjësimin ne respekt te masave. Duhet te jemi shume te kujdesshem me vatrat ku jane sepse ate duhet ta thone mjekët dhe natyrshëm me shumë duhet të punojnë se të flasin. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos ngaterrojmë koncpetin e vatrës me një përson të infektuar. Natyrshëm që këto takime tregojnë se jemi në një linjë me bashkinë dhe distancohemi nga gjithçka tjetër në shërbim të përballimit dhe menaxhimit sa më të mirë të situatës”,- tha Lamallari.

SHKARKO APP