Lamallari vlerëson gratë e Policisë së Shtetit: “Simbol i profesionalizmit dhe angazhimit publik”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përshëndeti sot gratë dhe vajzat që shërbejnë në Policinë e Shtetit përmes një mesazhi video.

Ai vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe forcën e tyre në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit. “Me integritet dhe guxim, ju përfaqësoni një shembull të shkëlqyer të përgjegjësisë dhe shërbimit publik,” u shpreh Lamallari, duke i falënderuar për çdo sakrificë të bërë çdo ditë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet sot në mbarë botën, ka për qëllim të nderojë dhe të respektojë figurën e gruas, të vlerësojë kontributin e saj në shoqëri dhe të nxisë reflektimin mbi të drejtat dhe barazinë gjinore. Në Shqipëri, kjo ditë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në familje dhe komunitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?