Lame: Ofrohet zgjidhje për ish-banorët e Bovillës

 

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame ka zhvilluar sot në një takim me banorët e shpërngulur të Bovillës. Që prej 20 vitesh, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti duke  qëndruar për gjithë këto vite pa një hipotekë të banesës së tyre të marrë nga shteti në kohën kur ky i fundit i shpërnguli për të ndërtuar ujëmbledhësit. Shumë vendime qeverie, apo edhe akte të asaj kohe gjetën pak ose aspak zbatim. Ndaj qeveria dhe Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t premtojnë se do t’u japin zgjidhje gati 400 familjeve për të hipotekuar banesën e tyre. Dhe vetë kreu i saj, Artan Lame tha se këtë procedurë do ta ndjekë vetë institucioni i ALUIZNI-t. “Do të jetë pikërisht kjo agjenci, – tha Lame, – që do të marrë përsipër pirvatizimin e banesave”. Nga ana tjetër, drejtori i ALUIZNI-t, Lame, nënvizoi se pavarësisht çdo ndryshimi që ka ndodhur me këto banesa ndër vite, ato do të hipotekohen siç janë sot në gjendjen fizike. Dhe gjithë ky process do të bëhet falas e sipas tij, nuk do të ketë asnjë lloj pagese nga ana e qytetarëve. Propozimi që ALUIZNI ofroi ishte konkretisht: -Ndryshimi i dispozitës së nenit përkatës të ligjit 54/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9232 datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”. Ku riformulimi i kësaj dispozite do të bëhet në atë mënyrë që të jetë e zbatueshme, duke angazhur Këshillin e Ministrave për zgjidhjen përfundimtare të çështjes me një akt nënligjor të posaçëm. Më pas, Këshillli i Ministrave do të ngarkojë ALUIZNI-n që me anë të VKM-së të zgjidhë të gjitha problematikat që kanë ardhur si pasojë e tejzgjatjes në kohë të saj.   

PROPOZIMI

Ndryshimi i dispozitës së nenit përkatës të ligjit 54/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 9232 datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit”. Ku riformulimi i kësaj dispozite do të bëhet në atë mënyrë që të jetë e zbatueshme, duke angazhur Këshillin e Ministrave për zgjidhjen përfundimtare të çështjes me një akt nënligjor të posaçëm. Më pas, Këshillli i Ministrave do të ngarkojë ALUIZNI-n që me anë të VKM-së të zgjidhë të gjitha problematikat që kanë ardhur si pasojë e tejzgjatjes në kohë të saj.   

SHKARKO APP