Lamtumira për komandantin e vrarë, dekorohet nga Presidenti

 

Dëshmori i atdheut Simon Gjeta do të prehet krah një tjetër heroi që dha jetën në krye të detyrës, efektivit të RENEA-s Ibrahim Bashës.
 
Sot paradite tek Akademia e Rendit në Sauk do të mbahet ceremonia në kujtim të Simon Gjetës. Ai do të përcillet për në banesën e fundit pranë Varrezave të Dëshmorëve me një ceremoni zyrtare.

Një plumb në kokë i mori jetën nënkomisarit nga Mirdita gjatë aksionit për kapjen e autorit të një plagosjeje në fshatin Obot të ri të Shkodrës. Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në këtë qytet, i doli në ballë aksionit për të kapur 56-vjecarin Ruzhdi Arishta që i përgjigjej me breshëri automatiku policisë nga brenda banesës së tij. Ai humbi jetën si dëshmor, ndërsa kolegët e tij pas gati 15 orëve shkëmbimi zjarri me agresorin e ekzekutuan atë mëngjesin e kësaj të diele. 56-vjecari i cili dyshohet se kishte problem të shëndetit mendor “luftoi” me efektivët e RENEA-s deri në momentin e fundit. 

SHKARKO APP