Lanë drogën të kalonte, arrestohen policët
Lanë të kalonte makina me drogë, arrestohen policët e Kapshticës. Dy punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës janë arrestuar pasi akuzohen se nuk kanë kontrolluar dhe kapur automjetin me drogë.
Bëhet fjalë për ngarkesën me 60 kg drogë e cila ishte fshehur në dyshemenë e karrocerisë së makinës dhe u zbulua nga policia greke në Kapshticë. Të arrestuarit janë Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.
“Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

