Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së. Presim votat nga Diaspora

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj thotë se janë pranë fitores së një mandati deputeti në Fier. Atyre u duhen edhe 1000 vota që të sigurojnë mandatin e deputetit. Ai shtoi se me projeksionin aktual të votave në Fier dhe me projeksionin aktual të votave të diasporës, subjekti politik që ai drejton mund të arrijë në 9000 vota, duke i marrë mandatin PS-së.

”Ne po kujdesemi që çdo votë e hedhur nga qytetarët të numërohet. Po numërohet në çdo tavolinë. Me këtë projeksion që jemi tani, mendoj se mandati i parë për lëvizjen tonë do të jetë në qarkun e Fierit.

Sepse me projeksionin që jemi tani, në Fier kalojmë 7000 vota dhe me projeksionin e votës së diasporës sigurojmë 2000, pra arrijmë 9000 vota dhe mendojmë se mandati do të na përkasë ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë bëj pjesë te ata njerëz që kanë hyrë në garë duke i ditur të gjitha vështirësitë që ka gara. Jam këtu pët të mbojmë çdo votë, sepse e konsiderojmë si amanet të gjithësecilit. Kjo është një bimë e re që ne po e mbjellim me shumë dinjitet dhe janë 70 mijë vota dinjiteti. Mandati nëse e marrim ne i hiqet PS-së”, tha Lapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?