Lapaj në protestë para Kryeministrisë: Rama kërcënon ”Kushtetuesen” dhe gjyqësorin
Kreu Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj mbajti edhe këtë të martë protestën para Kryeministrisë. Lapaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, për të cilën tha se një zvarritje e tillë është e paarysetuar.
“Nuk duhet një kohë kaq e gjatë. Vendimi i zvarritjes nuk është e arsyetuar dhe kjo stepje nuk është e arsyetuar. Nuk arsyetohet…Edi Rama e ka vendosur nën kërcënim total Gjykatën Kushtetuese, Gjyqësorin dhe shoqërinë në këtë vend. Shoqëri që vuan në përditshmëri por nuk ndihet. Ky arrin intimidon gjyqtarë prokurorë në nivele të larta, a e imagjinonin se sa i pambrojtur ndjehet qytetari”, u shpreh ai.
Lapaj foli për opozitën duke nënvizuar se me Sali Berishën nuk do të ulet asnjëherë në tryezë, ndërsa shprehu vlerësim për demokratët. “Nuk jemi ulur me zotin Sali Berisha. Por në bashkëpunim ftoj të gjithë qytetarët e zhgënjyer dhe të vjedhur përballë Edi Ramës”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

