Lapaj: Rama tallet se s’ka opozitë, merret me bufin e kukumjaçka

Kryetari i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përmendur një prej pikave të programit që pothuaje të gjitha partitë politike në garën e 11 majit, e kanë përfshirë, rritja e pagës dhe pensionit minimal 200 euro.
“Kur unë propozoja një vit më parë pensionin minimal në fshat e qytet 200 euro, po të vija në pushtet, doli kryeministri dhe thonte këto janë “sudet”, “qilimat fluturues”, pra nuk kishte para. Sot që e ndjen se po u rrëshket këmba thotë do e bëjnë pagën minimale 200 euro. Pse dje nuk kishte fonde e sot ka buxheti i shtetit.
Do i thoshte dot ai këto nëse ne nuk do të ishim në skenën politike. A do ti thonte nëse do të ishim në Pazar me të. Ai i thotë këto pasi sot ka një opozitë me të cilën nuk bën dot marrëveshje.
Ai kur s’ka një opozitë reale tallet, merr bufin, tenxheren, por kur ka një opozitë serioze bën premtime reale. Ne ishim të parët që e vendosëm si detyrim”, tha Lapaj.