Lapaj shkon në Vlorë dhe premton task force për pronat

Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj këtë të premte shkoi në Vlorë. Ai theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” gjatë mandatit të saj do të ulë taksat për biznesin e vogël dhe do të sjellë shumë risi në shëndetësi, si dhe u bëri thirrje të rinjve që t’i japin një mundësi për të ndryshuar Shqipërinë.

“Do të ulim taksat e biznesit të vogël. Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellë edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë.

Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taskforce nga kryeministri, i cili për 24 muaj do të bëjë një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëjë konvertimin në zonat bregdetare. Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike”, tha Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?