Lapraka mbetet pa drita, OSHEE: Probleme në rrjet

Që prej ditën së djeshme një pjesë e Laprakës në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjet. OSHEE njofton se tashmë defekti është gjetur dhe pritet që riparimi i tij të kryhet brenda 60 minutave.

Njoftimi i OSHEE

Mbremë rreth 21:00 një pjesë e zonës Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjetin TM.
Brigadat e njësisë Tirana 3 kryen manovrime në çdo kabinë për te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës.
Aktualisht është gjendur defekti dhe parashikohet që energjia të rikthehet brenda 60 minutave.
Është per t’u theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarisë erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE të kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?