Laprakë/ “Luftë” në një lokal, 4 të plagosur me armë zjarri
Një konflikt mes disa personave në Tiranë për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.
Rreth orës 18:40, në rrugën “Gjergj Legisi”, në Tiranë janë plagosur me armë zjarri disa persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal ku raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën bën me dije policia.
Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Policia ka ngrotur postblloqe të shumta në zonën ku ndodhi ngjarja si dhe në hyrje-daljet e kryeqytetit. Nuk dihen ende motivet e krimit.

