Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 08:04 Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Largimi i Kalos dhe përfshirja e mjekëve në zgjedhje, Pipero: Najada Çomo në PS, lajm i keq për Infektivin. Politika duhet të fliste më pak

Aktualitet E enjte, 4 Mars 2021 20:58
Largimi i Kalos dhe përfshirja e mjekëve në zgjedhje, Pipero: Najada Çomo në PS, lajm i keq për Infektivin. Politika duhet të fliste më pak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i ftuar në “Radari Informativ” foli për situatën epidemiologjike, largimin e mjekut Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si edhe përfshirjen e mjekëve në politikë.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Jonida Shehu, Pipero u shpreh se në këtë situatë të vështirë pandemie të gjithë ekspertët kanë komunikuar me njëri-tjetrin për të dhënë kontributin dhe për të qenë sa më profesional në detyrën e tyre.

Pipero nuk komentoi vendimin e mjekut infeksionit, Tritan Kalo për tu larguar nga Komiteti, duke u shprehur se më së miri këtë çështje mund ta sqarojë vetë Kalo.

“Ky Komitet është shumë i rëndësishëm dhe për këtë largim nuk duhet të më pyesni mua. Se sa dëgjohet Komiteti i Ekspertëve duhet të pyesni ato. Pavarësisht se kanë veshur këtë petk besoj fort se tek secili nga ata prevalon profesionalizmi. Si do të ndodhë nuk e di. Por ndoshta krahas atij Komiteti duhet të kishte edhe  mini-komitete. Por theksoj se të gjithë ne specialistët kemi komunikuar me njëri-tjetrin”, tha Pipero.

Ndërsa u ndal tek përfshirja e mjekëve në politikë, Pipero tha se ndoshta politika duhet të kishte folur më pak për t’i dhënë më shumë hapësirë specialistëve.

“Ndoshta politika duhet të kishte folur më pak për t’i dhënë më shumë hapësirë specialistëve. A ju mbushet mendja që ne mjekët infeksionistë që po merremi me të prekurit Covid-19 pothuajse po e harrojmë pjesën tjetër të mjekësisë. Por them që vendimi për përfshirjen në politikë është i vështirë sepse duhet të ruash profesionalizmin”, tha më tej Pipero.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kalimi i Najada Çomos te PS-ja

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar afrimin e Shefes së Infektivit Najada Çomo në Partinë Socialiste, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Pipero e cilësoi si lajm të mirë për politikën shqiptare dhe lajm të keq për Infektivin.

“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na  bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur se nëse do t’i bëhej e njëjta ftesë a do ta pranonte, Pipero tha se për të nuk është koha e përshtatshme që t’i futet politikës.

“Është pyetje e vështirë. Nuk e jap dot përgjigjen e saktë tani. Kam diskutuar në familje, kam biseduar edhe me vajzën, të paktën për mua nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur politikës sepse kemi Covidin përballë. Na duhen më shumë punë për ta mundur pandeminë. Duhet ta kesh ofertën që ta marrësh vendimin. Ju thoni kurrë mos thuaj kurrë. Është pyetje hipotetike. Po të ishte oferta do mendohesha mirë”. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe, tha mjeku.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Para 2 orësh
FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA mund të kontrollojë gjithçka

FBI në panik për sulme kibernetike, Nini: Tentativa për të ndërhyrë nëpër sisteme, IA m...

Para 10 orësh

Etiketat e lidhura

Najada ComoPipero
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet
Para 14 minutash

Raporti i Washington Post: Netanyahu kërkon një sulm të ri ndaj Iranit për të qëndruar në pushtet

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.1 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 18 nëntor: Hëna në Peshq

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në të gjithë vendin, Vlorë 22°C, Korçë 8°C

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 10 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 9 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 13 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 11 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.